SERBI-“SHBA-të mund ta bëjnë Serbinë si Palestina nëse Beogradi nuk e pranon planin e Perëndimit për Kosovën. Vrasja e 60 palestinezëve nga Gaza ishte ushtrim demonstrues për të gjithë ata që i kundërvihen interesave të SHBA-ve”.

Kështu e nis shkrimi më i fundit propagagandistik i mediumit rus ‘Sputnik’, një ndër shumë media në Serbi që financohet nga Rusia.

Aty citohet Liljana Smajlovic, ish kryeredaktore e gazetës serbe ‘Politika’, e cila në Serbi vlerësohet si njohëse e mirë e politikës së jashtme amerikane, përcjell gazetaMetro.net.

Ajo thotë se Washingtoni nuk do i vejë formalisht sanksione Serbisë dhe se nuk do të ketë ndonjë sulm të ri ushtarak mbi vendin, por rasti i fundit në gaza tregon sjelljen ndaj atyre që i kundërvihet interesave të Perëndimit, raportojnë mediat serbe.

“Nuk besoj se do ketë çfarëdo lloj sanksionesh, nëse deri në fund të vitit nuk e pranon zgjidhjen për Kosovën e cila i konvenon Washingtonit dhe Brukselit. Megjithatë, ajo çfarë ndodhi me zhvendosjen e ambasadës së SHAB’ve në Jerusalem… është ushtrim demonstrues çfarë të ndodh nëse e kundërshton ndonjë interes të rëndësishëm të fuqive perëndimore”, ka thënë Smajlovic.

‘Sputnik’ shkon edhe më larg duke cituar analistin Dragomir Andjelkovic, që thotë se ekziston rreziku real i një ’goditje amerikane’ ndaj Serbisë, para së gjithash për një sulm mbi serbët e Kosovës.

Sipas tij Serbia duhet të mbështesë atë që e quan vetorganizim përmes organizatës Civilna Zastita.

“Ajo u hoq përkohësisht për shkak të Bashkimit Europian, por duhet të ribëhet urgjentisht sepse edhe ashtu do na duhet në të ardhmen…”, thotë Andjelkovic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: