Mediat angleze nuk po ndalen së shkruari për prurjen më të re tek Arsenalit, Granit Xhakën. Këtë herë në pyetje nuk është shuma e transferimit, as specialitetet e tij si lojtar, por është e fejuara e mesfushorit kosovar.

“Fansat e Arsenalit do të presin një fytyrë të re në Emirates sezonin e ardhshëm – jo, jo futbollistit e ri Granit Xhakën, por të fejuarën e tij të mrekullueshme Leonita Lekaj”, nis artikulli i tabloidit anglez “The Sun”.

“The Sun” shkruan se Xhaka me vete në Londër do të marrë edhe bukuroshen e tij 24-vjeçare. Ky medium i njohur britanik ka dhënë edhe detaje të tjera nga kjo lidhje për fansat e klubit londinez.

Çifti është fejuar në prillin e kaluar. Bukuroshja Lekaj është me prejardhje nga Kosova, siç është edhe lojtari, shkruan kjo gazetë. Ajo flet gjuhën angleze, gjermane dhe shqipe.

Xhaka u zyrtarizua dje si transferta e parë e Arsenalit për këtë verë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: