SHKODER- I gjithë Veriu i Shqipërisë, së bashku me malet, mund të thuhet pa ekzagjerim se është destinacioni më i dashur për çekët, ashtu siç mund të jenë brigjet e Kroacisë dhe Tunizisë. Kështu shkruajnë mediat çeke, duke iu referuar rastit të vrasjes së çiftit çek ditën e premte në Prekal të Shkodrës, duke e konsideruar ngjarjen një rast të izoluar. shkrimet nisin me përshkrimet e detajuara të natyrës dhe bukurisë së alpeve, të cilat mediat ceke i përshkruajnë si fantastike.

Shqipëria ka Alpe fantastike, bujtina të pakta dhe zona e Veriut është e pa urbanizuar mirë-kështu shkruajnë mediat online, duke dhënë një panoramë të asaj çka ofron veriu i Shqipërisë, përfshirë dhe aspektet deri diku negative, si çmimet qesharake duke nisur nga pagesa prej 3 eurosh për një shishe birrë, apo gëzhojat e armëve që gjendet edhe në zonat më të thella malore, pasojë e armatimit të popullsisë gjatë trazirave të 97. Më shumë se 650 mijë armë u zhdukën nga depot, dhe një pjesë e mirë e tyre ende nuk janë dorëzuar, por fshihen nga poseduesit e paligjshëm.

Ndaj, për këtë arsye mund të ndodhin grabitje dhe vrasje të shumta-shkruajnë faqet online të shtypit cek. Por pavarësisht kësaj, natyra e paprekur nga dora e njeriut, me shtigje të egra duket se ofron më shumë se kaq. Por që nga ngjarjet e 1997-s, Shqipëria ka bërë përparime dhe Veriu, që njihet si zona më e egër e vendit, ka hapur dyert për turizmin, përmes investimeve të shumta-vijojnë përshkrimet, ku thuhet se rastet si ai tre studentëve cekë të zhdukur në 2001 janë të izoluar. “Nga eksperienca ime, mund të them se është një vend shumë i sigurt. Kam ardhur disa here këtu me gruan time dhe me vajzën tashmë 2 vjeçe dhe ndihemi shumë të sigurt”, -shprehet turisti Petër Horki, i cili ndodhet aktualisht me pushime në parkun e Thethit, shumë pranë zonës ku ndodhi vrasja e së premtes.

Shqipëria është konsideruar si një prej vendeve më të sigurt të Evropë. Të njëjtat rregulla siç zbatohen në vendet e tjera të botës, zbatohen edhe këtu-thotë turisti tjetër, i cili veçon bukurinë e natyrës shqiptare dhe besnikërinë e banorëve të zonës. ndërsa një tjetër thotë se sa herë vjen në Shqipëri, i beson rregullave të pashkruara të funksionimit të shoqërisë. nëse ka ndonjë gjë së cilës i besoj, është mikpritja, çka do të thotë se miku i një banori është i paprekshëm-shpjegon në këndvështrimin e tij turisti.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: