TIRANE – Mediat e huaja bëjnë të ditur se sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry viziton Shqipërinë për t’i dhënë një shtysë miratimit të paketës së madhe të reformave në gjyqësor dhe legjislativ.

Agjencia e lajme “Associated Press” shkruan se “John Kerry është duke bërë një ndalesë të vogël të dielën në kryeqytetin shqiptar për t’i bërë thirrje qeverisë dhe partive opozitare për të mbështetur paketën, e cila tani është në pritje në parlament”.

Ndryshimet ligjore përfshijnë krijimin e një gjykate anti-korrupsion si dhe Byronë e Hetimit të ngjashme me FBI-në.

Zyrtarët amerikanë që udhëtojnë me Kerryn thanë se reformat do të jenë një hap i rëndësishëm përpara në përpjekjen e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Sipas “Associated Press”, Sekretari Kerry ka në plan gjithashtu të falënderojë Shqipërinë për kontributin e saj në luftën kundër Shteti Islamik.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: