Media gjermane “BR24” i ka kushtuar një artikull fenomenit të kanabisit në Shqipëri. Ata e përshkruajnë Shqipërinë si një vend ku ka lulëzuar krimi e droga, dhe mafiozët kanë shtuar miliardat e tyre, në një kohë që në shumë zona të tjera, standarti i jetesës është jashtëzakonisht i ulët.

Dy gazetarët gjermanë që kanë shkruar artikullin, Phillipp Grull dhe Karl Hoffmann, gjithashtu kanë intervistuar edhe gazetarin Artan Hoxha dhe ish-oficerin e antidrogës, Dritan Zagani, prej të cilëve mësojnë se kanabizimi i vendit është mbështetur nga politika dhe drejtues policie të implikuar në “biznesin e zi”.

Artikulli i plotë i përkthyer nga BalkanWeb

Kultivimi i kanabisit është një biznes miliarda dollarësh për mafien shqiptare, në një kohë që vendi është bërë një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogës në botë. Ky prodhim është  nxitur nga korrupsioni, mungesa e drejtësisë dhe varfëria. Nën presionin e vazhdueshëm të BE-së, qeveria i ka shpallur luftë mafies së kanabisit. Me sukses?

Në Shqipëri, njerëzit në shumë zona janë të varfër, me standart jetese ekstremisht të ulët dhe çdo gjë u mungon. Por ndërkohë në Shqipëri, nuk duhet harruar se në pak vite janë krijuar edhe shtresa, ku mbizotëron një luks i jashtëzakonshëm, i financuar nga një industri e paligjshme miliarda dollarëshe.

Artan Hoxha, gazetar: “Shqipëria ka dy burime kryesore të të ardhurave: paratë që shumë emigrantë sjellin tek familjet e tyre dhe paratë nga ajo që quhet ekonomia e zezë, që fitohet  përmes kontrabandës”.

Ofensiva e parë e kryeministrit

  • •Marijuana e konfiskuar

“Fuqia e mafies së kanabisit është e pafundme. Por kjo duhet të përfundojë sa më shpejt” – këto janë fjalët e kryeministrit Edi Rama. Që prej vitit 2013 kur fitoi zgjedhjet, ai ka premtuar se do ta fshijë këtë fenomen. Që në qershor 2014, ka pasur një konfrontim të parë të hapur midis shtetit dhe mafies – në Lazarat, një fshat në jug të vendit. Pas pesë ditëve rrethimi, policia kapi më shumë se 70 ton marihuanë dhe shkatërroi 133.000 bimë. Dhe bëri dhjetëra arrestime. Aksioni u zhvillua pak përpara vendimit të BE-së, nëse Shqipëria duhet të bëhet një vend kandidat.

  • Prodhimi i drogës shtohet…edhe pas “shkatërrimit” të Lazaratit

Bosët e drogës nuk u kapën gjatë atij aksioni. Ishin vetëm fermerë, familjet e të cilëve jetonin me kultivimin e kanabisit, ata të cilët u burgosën. Vendi i quajtur Lazarat – i etiketuar më media si qendra e kanabisit – është i shkatërruar sot. Papunësia këtu është shumë më e lartë se në pjesën tjetër të Shqipërisë – tashmë 14 për qind. Prodhimi i kanabisit vazhdoi në mënyrë të pandërprerë në 2015 dhe 2016. Këtë vit, qeveria shqiptare njoftoi përsëri një plan veprimi – përsëri nën presionin e BE. Vetëm nëse bosët e drogës luftohen në mënyrë efektive, mund të ketë negociata për anëtarësim me Shqipërinë.

  • •Gomonet e kapura në Adriatik

Në fillim të vitit 2017, rreth 20 ton marihuanë u konfiskuan në Detin Adriatik pranë Barit, pika më e afërt midis Shqipërisë dhe Italisë. Kjo është merita e një njësie prej 200 agjentësh të Guardia Di Finanzia të armatosur rëndë, të cilët janë duke kontrolluar detin në kërkim të gomoneve.

  • Mbikëqyrja ajrore nga policia shqiptare

Autoritetet shqiptare filluan gjithashtu mbikëqyrjen ajrore, por jo me mjetet e duhura. Sidomos në zonat e thella, malore, ku kultivohet kanabis. Këto parcela mund të zbulohen vetëm nga ajri. Tani, pas zgjedhjes për herë të dytë kryeministri Rama dëshiron t’i japë fund një herë e mirë këtij fenomeni. 2017 duhet të mbahet mend në historinë e Shqipërisë si viti ku kanabisi mori fund.

asgh

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë: “Për të pastruar institucionet nga korrupsionit do të thotë t’i modernizosh ato. Në Gjermani asnjë shqiptar nuk e çon neper mend të dale nga shtëpia, te merrte makinën dhe ta ngiste atë pa vënë rripin e sigurisë. – Por këtu, ishte normale që ne të shihnim gjermanët të vozisnin pa rrip, prandaj është e rëndësishme të zhvillohet një sistem, ku njerëzit ndryshojnë sjelljen e tyre.

  • •Hetimet serioze?

Jo të gjithë besojnë në këto hetime. Çdokush që tentoi të luftojë kundër mafias së drogës, i hapi telashe vetes duke vuajtur pasoja të rënda nga vetë drejtuesit e policisë dhe madje edhe janë detyruar edhe të largohen nga Shqipëria, si për shembull agjenti shqiptar i anti-drogës Dritan Zagani, i cili ishte vënë pas një gjurme të nxehtë të disa kontrabandistëve  të mëdhenj të kanabisit. Tani ai jeton në Zvicër, ku ka kërkuar azil. Kjo tregon që ka oficerë të lartë të policisë të përfshirë në trafikun e drogës.

Dritan Zagani, ish-oficer i antidrogës: “Shtëpia ime është kontrolluar, kanë konfiskuar materiale pune: kamera, kompjutera, me të cilin punonin fëmijët e mi. Është kontrolluar për pajisjet elektronike, si USB, pajisje regjistrimi, çdo gjë që kam pasur, edhe telefonat mi. Deri më sot mua nuk më kanë kthyer asgjë. Gjithçka arriti deri në atë pikë sa familja ime ndihej e kërcënuar dhe duhej të frikësohesha për jetën e tyre, ky ishte fundi për mua”.

  • Bimët e kanabisit digjen në terren

Megjithatë, plani më i fundit i veprimit i qeverisë duket se ka pasur sukseset e para. Fotot e fundit të ajrit tregojnë një hapësirë më të vogël të kultivimit të kanabisit. Policia vazhdon të arrestojë fermerët e vegjël, hallkat më e dobëta në zinxhirin e drogës. Paratë e mëdha i fitojnë bosët. Dhe ata nuk janë kapur.

Artan Hoxha, gazetar: “Fakti që policia shqiptare, greke dhe italiane nga janari deri në mes të majit çdo ditë kanë një mesatare prej një ton kanabis të konfiskuar, tregon shkallën e vërtetë të kultivimit në vitin e kaluar. Pavaresisht nga sasitë e mëdha të kanabisit të kapur, çmimi nuk është rritur. Kjo do të thotë se sasia e kanabisit që shkon drejt Bashkimit Evropian mbetet e konsiderueshme”.

  • •Një problem politik

Kanabisi dhe Shqipëria,  kjo është historia e fermerëve të varfër, mafias dhe korrupsionit. Por mbi të gjitha, kanabisi është këtu: Politika.

Artan Hoxha, gazetar: “Kanabisi ka lindur në Shqipëri, si një problem politik, ishte një problem politik dhe kishte mbështetje politike. Në varësi të kalkulimeve politike, ajo është kundërshtuar ose toleruar. Zhvillimet gjatë vitit e kaluar dëshmojnë edhe një herë se kanabisi është i lidhur fort me politikën. Ishte politika që e lejoi.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb