E përditshmja serbe ‘Informer’ në numrin e saj të radhës i ka kushtuar një artikull vizitës së presidentit Aleksandër Vuçiç në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në titullin kryesor të gazetës shkruhet se “Vuçiç në luftë me Rusinë”, ku në fokus është edhe takimi që lideri serb mbajti në Uashington me nënpresidenti amerikan, Mike Pence.

Në këtë artikull duke iu referuar mediave amerikane, Vuçiç në këtë takim ka mbështetur politikën e BE-së dhe të Nato-së në Rusi.

I gjithë ky qëndrim vjen pas deklaratave të zyrtarëve serbë se Serbia duhet të vazhdojë rrugën e vetme, dhe të mos ndikohet nga asnjë fuqi botërore.
mee_1500267837-4372372
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb