SHKUP- Prej kohës kur shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias njoftoi se propozim-marrëveshja për çështjen e emrit të Maqedonisë është dërguar në Shkup, mediat greke, ndër të cilat “Katimerini“ dhe “Te Nea“, kanë publikuar pesë propozimet e mundshme.

Mësohet se propozimet janë të njëjta me ato të dorëzuara nga negociatori i OKB-së, Metju Nimic.

Pesë propozimet e Greqisë për çështjen e emrit të Maqedonisë:

Republika e Maqedonisë Veriore

Republika e Maqedonisë së Re

Republika e Maqedonisë së Epërme

Republika e Maqedonisë së Vardarit

Republika e Maqedonisë(Shkup)

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb