ANGLI- Mediat britanike shkruajnë se ish-Miss Turqia po përballet me gjyqin për shkak se ka postuar një shkrim kritik në profiling e saj në rrjetin social “Facebook”, ndaj presidentit Erdogan.

Arrestimi i Merve Buyuksarac, 26 vjeçe, sipas “Dailymail”, vjen pas një tjetër goditjeje në vend ndaj mediave kritike, pas atentatit terrorist në Paris.

Pas arrrestimit, 26-vjeçarja u tha policëve se ajo kishe postuar një poezi nga revista javore satirike Uykusuz, ndërsa shpjegoi se e fshiu postimin menjëherë pasi miqtë e saj e lajmëruan se mesazhe të tilla mund të çojnë në porcedim penal.

(ma.ar/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: