Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Mediat italiane: Eros Grezda, talenti në rritje që u intereson ekipeve të “Seria A”

grezi

Të hënën kombëtarja shqiptare u mund në “Loro Boriçi” nga Italia me rezultatin 0-1, por pavarësisht kësaj në sy ra talenti Eros Grezda që u hapi jo pak punë një prej mbrojtjeve më të mira në botë. Kjo paraqitje duket se ka nxitur një sërë ekipesh në “Seria A” ti hedhin sytë drejt 22-vjeçarit shqiptar me origjinë nga Gjakova.

Një shkrim nga “Tuttomercatoweb”, ngre në piedestal paraqitjen e futbollistit të Osijek dhe shkruan se disa klube nga Italia po shfaqin interes për të. Shpërthimin e tij, Grezda e pati në moshën 20-vjeçare, me Lokomotivën e Zagrebit, ku në dy sezone shënoi 14 gola. Këtë verë ai u transferua tek Osijek, po në Kroaci, dhe ka një kontratë deri në vitin 2021.

Trajneri i Osijek, shprehet se Grezda është një thesar, dhe se ia vlen të mbështetet. Shumë menaxherë nga Seria A janë afruar për futbollistin me origjinë nga Kosova, gjithsesi interesimin më konkret e ka shfaqur klubi i Krotones.

(e.k/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.