SERBI-Pas takimit mes presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Moskë, mediat në Beograd shkruajnë se dy liderët kanë arritur marrëveshje që dy vendet të bashkëprodhojnë një artileri të rëndë që njihet si “top”.

Duke iu referuar burimeve nga takimi, mediat në Serbi shkruajnë se përveç aeroplanëve Mig 29 që Serbia do t’i marrë nga Rusia, dy vendet do bashkëprodhojnë edhe armë. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “top” që hyn në radhën e armëve të rënda.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç pas takimit me Presidentin e Rusisë ka deklaruar se situata në rajon ka qenë një ndër temat më kryesore për të cilën kanë biseduar.

“Forcat e mëdha përsëri po masin fuqitë e tyre në këto hapësira, për këtë shkak është shumë logjike që situata në rajon ishte tema për të cilën kemi biseduar më gjatë me presidentin e Rusisë”, ka thënë Vuçiç, njofton ‘Tanjug’.
11-4
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: