Sot diaspora ka votuar për parlamentin e ri të Maqedonisë, ndërsa zgjedhjet brenda vendit mbahen nesër. Por “Zhurnal”, shkruan se votimet e diasporës kanë dështuar, por për faktin se shumë pak qytetarë nga diaspora kanë marrë pjesë në votime.

Sipas këtyre mediave, dalja e ulët e qytetarëve në votime nuk do ta plotësojë kushtin e nevojshëm për të nxjerrë deputet, kështu pa deputet do të ngelen shqiptarët, por edhe maqedonasit e diasporës.

“Për të votuar në përfaqësitë diplomatike ishin paraqitur rreth 20 mijë votues, por me sa duket pjesa më e madhe e tyre në fund ka zgjedhur të mos dalë në vendvotime dhe me këtë dështojnë zgjedhjet për 3 deputetët e diasporës”, shkruan “Zhurnal”.

Në zgjedhjet e kaluara të tre deputetët i fitoi VMRO-DPMNE-ja, edhe atë me një numër shumë të vogël votuesish.

Për ta parandaluar një skenar të ngjajshëm, BDI-ja propozoi mekanizëm mbrojtës në ndryshimet e Kodit zgjedhor, ku parashikohej një prag zgjedhor i cili duhet të kalohet para se të zgjidhen deputetët.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb