SERBI- Mediet serbe kanë botuar në faqet e para lajmin ekskluziv se zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të vizitojë Beogradin në fund të prillit.

Pas vizitës zyrtare të homologut të tij Daçiç në Prishtinë, në konferencën e Ballkanit Perëndimor, burimet e gazetës “Danas” raportojnë se BE po ndihmon organizimin e një vizite të mundshme të Thaçit në Beograd, e para për Thaçin në kryeqytetin serb, më 24 prill.

Po ashtu, “Danas” raporton se kjo vizite tashmë i ka sjellë përgatitjet e shtetit serb i cili duhet të organizojë 4,000 policë për garantimin e sigurisë.

Thaçi, shkruan mediumi serb, mbetet fytyrë e urryer në opinion serb, por burimet e “Danas” njoftojnë se vizita e tij do të ndihmonte për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe do të ndihmonte dialogun.

Në anën tjetër, burimet pranë liderit të dikurshëm të UÇK-së konfirmojnë se Thaçi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencë ku pritet të jenë edhe ministrat e jashtëm Nikola Poposki i Maqedonisë dhe Ivica Daçiç i Serbisë si dhe zyrtarë të tjerë të lartë evropianë si dhe të Kosovës dhe Serbisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb