ROMË– Një sistem i sofistikuar përgjimi celularësh, pranë ndërtesave kryesore qeveritare të ekonomisë dhe politikës, është zbuluar në shumë pika të Oslos, në atë që mund të shndërrohet në operacionin më të rëndësishëm të përgjimit të historisë moderne norvegjeze, njoftoi sot gazeta e përditshme norvegjeze ”Aftenposten”, që për dy muaj përdori sisteme të përparuara përgjimi që, edhe pse kanë zbuluar mikropërgjuesit, nuk ka dhënë edne asnjë emër zyrtari përgjegjës.

Sistemet e përgjimit ishin vendosur në brendësi të centraleve fals për telefoninë celulare pranë ndërtesave të fuqisë norvegjeze: parlamentit dhe zyrave financiare.

Këto aparate ishin në gjendje ”të thithnin” biseda telefonike në një zonë prej qindra metrash katrorë.

Gazeta përmend zyrën e kryeministrit si edhe shumë zyra qeveritare nën përgjim duke mos harruar të përmendë se në këtë zonë përgjoheshin edhe qytetarë të zakonshëm.

Shërbimi norvegjez i sigurisë, PST, deklaroi se nuk ishte në gjendje të dinte se kush i kishte vënë këta mikropërgjues, por shtoi se nuk përjashtonte asnjë mundësi, nga krimi i organizuar për spiunazh financiar deri te ndërhyrja e një fuqie të huaj.

“Nuk mund t’i them shtetit se kush është autori i kësaj”, deklaroi Arne Chrisitan Haugstoyl i PST-së.

”Por, mund të them se janë disa fuqi të huaja në gjendje ta bëjnë ktë gjë”, theksoi Haugstoyl.

Sido që të jetë, shërbimi norvegjez i sigurisë ka këshilluar qytetarët të mos flasin për tema delikate pranë këtyre ndërtesave, në qendër të kryeqytetit.
(ma.ar/ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: