Robert Lewandowski ka ndryshuar agjentin e tij pas plot 10 vitesh bashkëpunim. Sulmuesi polak ka filluar të mendojë për një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, dhe para vetes ka dy dilema.

Mediat polake raportojnë se Lewa është i “çmendur” pas Jurgen Klopp. Ai do të donte shumë ribashkimin me trajnerin gjerman.

Por, për të arritur këtë, Lewandowski do të shohë se sa do të investojë Liverpooli në blerje për të qenë një rival i fortë edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve dhe Premier League.

Opsioni i dytë është Real Madrid. “Galaktikët” janë të interesuar për të dhe sigurisht që ylli polak do të pranonte të luante për një skuadër që ndjek titujt në të gjitha kompeticionet. Largimi nga Bayern Munchen thuhet se do të jetë i pashmangshëm për të.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb