SHKUP– Presidenti i Republikës, Ilir Meta pritet të kryejë një vizitë dy ditore në Maqedoni. Mediat shqiptare në Maqedoni shkruajnë se Meta pritet të mbërrijë nesër në Shkup, ku do të takohet me homologun maqedonas Gjorgje Ivanov, i cili do ta prese me ceremoni shtetërore.

Gjithashtu është planifikuar edhe mbledhje të delegacioneve të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Pas takimit të përbashkët të dy kryetarët do të mbajnë edhe konferencë për mediat.

Presidenti Meta thuhet se do të vizitojë edhe Manastirin për nder të 22 Nëntorit, ditës së Alfabetit Shqip nën organizimin e zv/kryeministrit të Maqedonisë, Hazbi Lika.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: