SERBI– Disa nga mediat serbe shkruajnë sot se shërbimi sekret amerikan dhe britanik kanë shtuar aktivitetet e veta në Serbi.

Sipas gazetës serbe, ’Novosti’, shërbimet sekrete amerikane dhe britanike po i zhvillojnë aktivitetet e veta në Serbi përmes agjentëve kyç nga Maqedonia dhe Kroacia.

Gjithashtu ‘Novosti’ shkruan se shërbimi sekret maqedonas, me ndihmën e atij amerikan, ka përgjuar edhe politikanët serbë, por pa dhënë shumë detaje se kush janë këta politikanë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: