Donald Trump do të vizitojë Serbinë vitin e ardhshëm dhe kjo po merret si një sinjal i fortë i SHBA-së për të treguar se ata do të ruajnë influencën e tyre në Ballkan.

Në një analizë të sajën B92 thekson se vizita e Trump është e para e një Presidenti amerikan në Serbi që pas vittit 1980 kur Jimi Carter vizitoi Jugosllavinë e atëhershme.

Pas vizitave të presidentit të Rusisë dhe atij të Kinës, turi i Trump-it vitin e ardhshëm, shënohet si një fuqi e rëndësishme e Serbisë në rajon, por edhe një sinjal që Beogradi duhet të vendosë se ku do të shkojë.

Aleksandra Joksimoviç, e cila është drejtoreshë e Qendrës për Politikën e Jashtme thekson për B92, se Trump do të shkelë në Beograd vetën nëse Aleksandër Vuçiç do të zgjedhë përfundimisht të heqë dorë nga Moska.

Zeljko Cvijanoviç, një gazetar i njohur thekson se “Trump do të vizitojë Serbinë vetëm nëse Vuçiç do të vendosë që të dorëzojë Kosovën”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb