Arrestimi i disa përfaqësuesve të Kryqit të Kuq të Serbisë, i cili gjendet në veri të Mitrovicës, ka ngjallur reagime të shumta në vend dhe në shtetin fqinj.

Ndërhyrja e Njësisë Speciale në këtë pjesë të Republikës ka bërë që mediat serbe të japin etiketime për përfshirjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj në këtë ngjarje. Gazeta elektronike “Telegraf.rs” një shkrim të saj e ka titulluar ‘Serbët zgjodhën Haradinajn, ai filloi të na arrestonte’, transmeton Indeksonline.

Aty citohen edhe disa politikanë serb të cilët sugjerojnë Listën Srpska që t’u dalë në ndihmë populates serbe që jeton në Kosovë.
Policia e Kosovës me autorizim të prokurorit të prokurorive themelore të rajoneve të Prizrenit, Pejës, Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, ka zhvilluar disa kontrolle të hapësirave të një organizate humanitare (Kryqi i Kuq i Serbisë) si dhe në disa vendbanime të disa punonjësve të kësaj organizate.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb