Serbi- Gazeta serbe “Kurir”, në faqen e saj online ka njoftuar se takimi historik i dy politikanëve më të fuqishëm në botë, Donald Trump dhe Vladimir Putin, do të ndodhë shpejt, askund tjetër, por në Beograd, Duke paralajmëruar për gjoja këtë takim, për gjoja në kryeqytetin e Serbisë, portali detajet i paralajmëron për në versionin e shtypur të kësaj gazete të ditës së enjte. “Kurir” jep edhe “arsyet” pse ky takim mbahet në Beograd: Serbia ka marrëdhënie të mira me Rusinë por edhe me Perëndimin.

Kohë më parë u raportua në mediat e huaja se vend takimi midis Trump dhe Putin do të ishte Islanda por mesa duket mediat serbe tashmë kanë nxjerrë një hipotezë të re të vendtakimit të tyre, një hipotezë që pritet të verifikohet nga palët nëse është e vërtetë apo jo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb