Mediat serbe vazhdojnë t’i fryjnë zjarrit luftës në mes Serbisë dhe Kosovës,duke u thirrur madje edhe në burime të shërbimeve informative të NATO-s .

Kryeartikulli në ballinën e gazetës serbe “Informer”, në numrin e së martës, mban titullin: “Putin me ushtri mbron Kosovën”, duke u thirrur në burime nga shërbimet informative të NATO-s, shkruan “Informer”.

Sipas kësaj gazete, “spiunët e NATO-s ua kanë tërhequr vërejtjen ekstremistëve shqiptarë se në rast se ata e sulmojnë veriun e Kosovës, Rusia menjëherë do të dërgonte në Serbi 1000 pjesëtarë të njësive speciale, 200 instruktorë, aeroplanë me pilotë, armatim dhe ndihmën tjetër të nevojshme”, shkruan Telegrafi.

Kjo gazetë në numrin e nesërm sjell edhe një artikull tjetër luftënxitës, ku citon ish ushtarin britanik të UÇK-së, Jon Harrison, i cili sipas kësaj gazete thërret vëllezërit shqiptarë që të pastrojnë armët, pasi po i pret një luftë e re me Serbinë.

auto_informer1486421301

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: