Mediat spanjolle si gazeta “As” dhe Marca” shkruajnë se lojtarëve të Spanjës iu desh të lodheshin shumë për të marrë fitoren në “Loro Boriçi”. “As” veçon se De Biazi u mbrojt shumë pasi lojtarët e tij nuk bënë asnjë goditje në portë, duke ‘dalë nga fjala’ pasi para ndeshjes tha se “nuk do të parkojnë autobusin para portës”. Ndërsa “Marca” thekson se, “Spanja mori 3 pikët të rëndësishme të
fazës kualifikuese për Rusi 2018”. “Pas një pjesë të parë pa rezultat, Spanja kaloi në avantazh nga një
gabim i Shqipërisë në minutën e 54 kurse Nolito dyfishoi në 64”. “Marca” shton se të gjithë lojtarët e Shqipërisë ishin pas topit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb