TIRANE- Partia Republikane mblodhi Konventën e qytetit të Tiranës, me të 11 njësitë administrative të saj. Mbajtja e kësaj Kovente për Tiranën, ishte ngritja e siparit për punën organizative që është duke u bërë nga PR në prag të zgjedhjeve të 2017-ës, çka do të pasohet edhe nga mbajtja e Konventës Kombëtare në një datë të afërt.

Para të pranishmëve, kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu, u ndal në shqetësimet me të cilat tashmë sipas tij është duke u përballur çdo shqiptar. Ai tha se kjo situatë është pasojë e keqqeverisjes nga Rama dhe Meta, ndërsa akuzoi kryeministrin se kërkon të manipulojë edhe procesin zgjedhor.

“Pasi kanë shkatërruar ekonominë, shëndetësinë, arsimin, pasi e kanë ngritur korrupsionin në nivele galopante, pasi kanë bërë pakt më krimin dhe e kanë kthyer Shqipërinë në një plantacion kanabisi, Qeveria Rama-Meta, kërkon të manipulojë edhe procesin zgjedhor, duke injoruar Reformën Zgjedhore. Madje pikërisht për këto aryse u ndëprenë dhe negocitat me BE-në”, u shpreh Mediu.

Në fjalën e tij, kreu i PR u ndal edhe te “Vetingu”, duke e cilësuar këtë proces si një filtër politik i Ramës, për të kaluar të gjithë gjyqtarët dhe për të futur në xhep drejtësinë.

Në përfundim, Mediu apeloi për një Parti Republikane të hapur ndaj të rinjve. Konventa për Tiranën i mbylli punimet me objektiva të qarta për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku synimi kryesor i Republikave do të jetë krijimi i një grupi parlamentar, dhe të jetë forcë e dytë në koalicionin e djathtë.

(el.sp/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb