Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, do të zhvillojë një vizitë në ShBA, ku do të marrë pjesë në një forumin e organizuar nga “Center Transatlantic Relations”. Mediu do të jetë një nga folësit kryesore të panelit për sigurinë në Mesdhe.

Në kuadër të vizitës së tij në Uashington, Mediu do t’i bashkohet edhe një tjetër konference, atë të Heritage Presidential Club “2016 President Club Meeting”, me ftesë të Presidentit të Heritage Foundation, Senatori Jim DeMint.

Në darkën finale të këtij aktiviteti, folësi kryesore të jetë Zv/Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Mike Pense, ndërsa të pranishëm do të jenë kongresmenë dhe senatorë të shquar të ekipit të tranzicionit të Presidentit Donald Trump.

Kryetari i PR, parashikohet të zhvilloje është një seri takimesh në Kongres dhe Senat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: