BRITANI E MADHE – Të jesh një dukeshë nuk është aq e lehtë. Pas dasmës me Princin Harry, Meghan Markle i kthehet në “studimeve”. Sigurisht që jo për ndonjë skenar filmi pasi ajo i ka dhënë fund karrierës së saj si aktore por për diçka më të rëndësishme dhe më impenjative.

C_2_articolo_3141898_upiImagepp

Për gjashtë muaj rresht Meghan do të ketë mësuese Samantha Cohen asistenten e mbretëreshës, Elisabeth. 49-vjecarja do t’i mësojë dukeshës së Sussex të sillet si një tamam sipas protokollit mbretëror.

C_2_fotogallery_3088196_13_image

“Do të jenë gjashtë muaj dëgjimi, duke marr këshilla nga disa persona, ndërkohë që dukesha do të “bindet” me përulësi”- ka thënë një burim pranë Pallatit Mbretëror për ‘Times’.

C_2_fotogallery_3088196_2_image

Do të jetë gjashtë muaj punë intensive për dukeshën, e cila deri në fund të vitit do të ketë një agjendë të mbushur takimesh për bamirësi. Për t’ia lehtësuar pak punën dukeshës, ajo do të shoqërohet në çdo moment nga asistentja e Mbretëreshës, Samantha Cohen, e cila do ta shndërrojë Mweghan në një vajzë të denjë për Pallatin Mbretëror.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: