Fahd Al-Rowky, zv.kryetari i Bashkisë së Mekës, në Arabinë Saudite, tha se plani i tij është t’i dhurojë një copë toke futbollistit, pasi u bë egjiptiani i parë që shpallet më i miri në Angli. Mohamed Salah u shpall futbollisti i vitit në Premier League dhe tani egjiptiani përgatitet të fitojë një tjetër çmim prestigjioz.

“Ka disa zgjedhje në lidhje me truallin që do t’i dhurojmë atij,” – tha Al-Rowky për “My Salaam”.

Salah e feston secilin prej golave të shënuar të tij me një lutje islamike, duke e vendosur ballin në tokë. Meka, që ndodhet në një shkretëtirë në Arabinë Saudite është qyteti i shenjtë për myslimanët pasi këto ka lindur profeti Muhamed dhe feja islame.

“Një opsion tjetër është të ndërtojmë një xhami me emri e tij. Të shohim, do ta vendosim pas mbledhjes së radhës në këshillim bashkiak, por patjetër që do të nderojmë Salah, një mysliman shembullor i suksesshëm në botë. Ne e dimë bamirësinë e tij dhe do ta shpërblejmë,” – përfundoi Al-Rowky.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb