MEKSIKE – Në qytetin e mrekullueshëm të Guanajuatos, në Meksikë mes rrugëve të shumta të tij, El Callejon del Beso është vendi i zgjedhur nga të dashuruarit.

Çdo ditë, por sidomos në ditën e të dashuruarve më 14 shkurt, qindra çifte nga mbarë bota puthen në këtë rrugicë të veçantë.

Ata presin në radhë për t’u ngjitur në vendin më të ngushtë të saj, për t’u puthur dhe për të bërë foto.

Sipas një tradite të hershme, një puthje në këtë rrugicë dhuron 15 vjet lumturi dhe hare në çift.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb