Shpëton mrekullisht pas përplasjes së kamionit të tij pa frena, një shofer i cili po lëvizte me shpejtësi 160 kilometra në orë.

Ngjarja ka ndodhur në Meksike në autostradën Mexico-Puebla.

Video e policisë federale meksikane tregon një maune që del nga rruga me shpejtësi dhe përplaset duke krijuar një re të madhe tymi.

Kur policët i janë afruar kamionit drejtuesi ishte fare i palënduar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb