Melania Trump respekton pjesën tjetër të familjes presidenciale dhe shpreh mirënjohjen dhe mbështetjen e saj për historinë amerikane.

Fustani i veshur nga zonja Trump gjatë ceremoninë së presidencës së bashkëshortit, pra dita e parë kur ajo u bë zyrtarisht Zonja e Parë e Amerikës ka një vlerë historike për vendin dhe i është dhuruar National Museum of American History Smithsonian.

Një traditë që ka filluar që në 1912, nga Helen Taft, bashkëshortja e presidentit William Howard Taft, që e dhuroi veshjen për Muzeun, duke filluar këtë koleksion shumë të dashur për të gjithë. Ekspozita për veshjet e Zonjës së Parë është në fakt një ndër më populloret në Smithsonian. Në 2016 u vizitua nga më shumë se katër milion vizitorë.

Në ceremoninë e prezantimit Melania Trump është shfaqur rrezëllitëse me një fustan të Dolce & Gabbana.
Në krah të saj stilisti Herve Pierre, që projektoi veshjen sipas preferencës dhe shijes së Zonjës.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: