Australi- Një aeroplan i vogël me 5 njerëz në bord është përplasur në qendrën tregtare “Direct Factory Outlet” në afërsi të aeroportit Essendon në Melbourne të Australisë.  Incidenti ndodhi rreth orës 9 të paradites llogaritur në kohë lokale. Është konfirmuar tashmë se avioni kishte pesë anëtarë në bord,të cilët kanë humbur jetën që të gjithë. Dyshohet se viktimat ishin  katër amerikanë që udhëtonin për në King Island dhe piloti australian Autoritetet policore bëjnë me dije se akoma nuk dinë se sa mund të jetë numri i viktimave të shkaktuara sepse zona është akoma e përfshirë nga flakët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: