Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Melçi pule me kërpudha

melci pule me kerpudha

Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr melçi pule
1 kokërr qepë
1 karrotë
30 gr salcë speci
2 thelpinj hudhër
400 gr domate
250 gr kërpudha
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Ngrohim vajin në një tigan dhe shtojmë në të melçitë të cilat i skuqim në temperaturë të lartë me kripë dhe piper duke i dhënë një ngjyrë nga jashtë, por brenda të jenë pak rozë në mënyrë që të mbeten të buta, jo të thata. I largojmë melçitë nga tigani dhe i lemë mënjëanë. Më pas shtojmë pak vaj në tigan dhe kaurdisim qepën të prerë në feta për 2-3 minuta. Shtojmë menjëherë hudhrat, specin jeshil, karrotat të prera në shkopinj dhe kërpudhat të freskëta të prera në feta. I rregullojmë perimet me kripë dhe piper të zi dhe më pas shtojmë domatet dhe e lemë gatimin të ziejë për 5-7 minuta. Pasi të ketë zjerë domatja shtojmë mëlçitë dhe i lemë të gjithë përbërësit të gatuhen së bashku për 3 minuta, më pas e shërbejmë shoqëruar me pite.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .