Mesfushori i kombëtares, Memushaj ka folur pas përfundimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, e cila përfundoi 0-3 në favor të miqve. Ledian Memushaj u shpreh se nuk duhet menduar për këtë humbje, pasi skuadra ka ende mundësi kualifikimi. Më tej ai tha se kur u dha penalltia e dytë nuk duhet të jepej dhe kartoni i kuq.

“Nuk duhet të mendojmë për humbjen me Izraelin, por për ndeshjen e ardhshme. Shqipëria ka shanse për tu kualifikuar dhe nuk duhet të demoralizohemi. Duhet të japim maksimumin dhe të mos dorëzohemi deri në fund. Më vjen keq që morëm këtë rezultat pasi kishim shanse, por nga penalltia e dytë humbëm dhe lojën”- tha Memushaj pas ndeshjes.

Ndërkohë Odise Roshi tha pas ndeshjes se të gjithë djemtë e kombëtares ishin të bindur për fitoren.

“Ne e nisëm mirë lojën, pastaj penallti, karton i kuq ishte minus për ne. Por duhet pranuar, kjo është ndër ndeshjet më të këqija që kam luajtur me kombëtaren”- tha fieraku Odise Roshi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: