NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

150 ml qumësht
40 gr tërshërë
100 gr mollë
½ lç kanellë
150 gr luleshtrydhe
20 gr arra
10 gr pluhur arre kokosi
1 lgj fara kia Teuta
1 lç shurup frutash ose mjaltë

Pergatitja

Fillimisht vendosim farat e kias për 10 minuta të zbuten në pak ujë.

Vakim pak qumështin dhe e përziejmë me tërshërën për 2 minuta ose mund ta vendosim tërshërën kohë me parë me qëllim që ajo të fillojë të zbutet.

Lajmë mollën dhe pasi ta kemi fshirë mirë e presim në kubikë me gjithë lëkurë, përziejmvëme mollë pak kanellë (mollën dhe mund ta grijmë në rende).

Shtojmë mollën tek tërshëra me qumësht me qëllim që lëngu i mollës të ndihmojë në zbutjen e tërshërës. I trazojmë së bashku, shtojmë më pas farat e kias të zbutura, pak pluhur arrë kokosi, dhe në fund pak shurup frutash ose mjalte për ta ëmbëlsuar.

E vendosim mëngjesin në tas duke shtuar sipër copa luleshtrydheje dhe 1 lugë arra të copëtuara.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb