Në një reagim të publikuar në “Facebook”, deputeti socialist njëherazi kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe sulmoi sot pa emra dy politikanë që i cilësonte si “budallenj” në raport me qëndrimet e shprehura mbi politikat fiskale të qeverisë e më konkretisht me rivendosjen e TVSH-së për bizneset e vogla.

Por ky qëndrim duket se ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, që ka replikuar “flakë për flakë” me Braçen edhe pse ka zgjedhur të “njëjtën rrugë”, duke mos e përmendur me emër.

“TVSH-ja dhe budallenjtë duartrokitës. Çudi e madhe me këta budallenjtë e çdo lloji, varieteti e gjatësie qofshin. Vetë i bënë duart gjak e duartrokitën me të madhe kur ia hoqën TVSH-në biznesit të vogël dhe po vetë prapë i bëjnë duart gjak dhe po duartrokasin me të madhe tani që po ia vënë TVSH-në prapë”, – shkruan Vasili në “Facebook”.

Statusi i plotë i Erjon Braçes
Mengjesi bucet nga dy budallenj politike!
I pari, thote se do bej lufte, do sfidoje maxhorancen me pyetje cdo te merkure e prej kesaj, “nuk ka kompromis me Qeverine”! I marre komplet! Kjo nuk eshte lufte, kjo eshte detyra e tij, sanksionuar ne rregullore qemoti. Madje, jo vetem per te po per cdo deputet te Kuvendit. Leri “lojat luftash”, bej detyren Kid!

I dyti, vijon te behet “i madh” duke u fryre si gjithollog. Ai di qe Tatimin mbi Vleren e Shtuar (TVSH) e paguan tregtari, i vogel, i mesem apo i madh dhe, vijon te thurre “mendim politik” mbi padijen e tij te thelle.

O politikan, TVSH nuk e paguan tregtari, por konsumatori, populli domethene, sa here qe ble mallra e sherbime, madje edhe kur nuk e ka te shenuar ne kupon-sic eshte rasti i ketyre bizneseve te vogla. Tregtari ne kete rast eshte thjesht agjenti fiskal i qeverise, tamam per te derdhur ne buxhet ate qe qytetari paguan si TVSH per cdo blerje te tij. Ka nga keta tregtare qe nuk e derdhin ne buxhet ate qe i marrin qytetarit; Ka nga keta tregtare qe duan te fshehin qe jane rritur e nuk pranojne fature malli me TVSH; Ka nga tregtaret e medhenj qe ju pelqen biznesi me keta “te vegjlit” dhe bejne fatura nen vleren reale te tyre duke fshehur keshtu TVSH-ne reale; Ka nga keta tregtaret e medhenj qe kane krijuar vete “te vegjlit” dhe mbyllin brenda “shtepise se tyre” fshehjen e TVSH-se reale qe duhet te paguajne.

Te gjithe keta vjedhin; Popullin qe paguan TVSH per buxhetin e shtetit, Buxhetin e shtetit qe duhet te arketoje ate qe populli paguan per te.

Kaq e thjeshte eshte; Shume hajdute bashke pavaresisht nese shiten per “te vegjel’ apo “te medhenj”. Patjeter qe politikanet budallenj jane mes tyre, paguahen prej tyre-vecanerisht nga te medhenjte e shumte prej politikes. Pertej tyre, per shkak se po flasin dhe te tjere; ka te vegjel reale te cilet duhen mbrojtur ende. Jane ata qe bejne fare pak xhiro dhe nuk jane as zejtare e as berbere, thuajse kane xhiron e ambulanteve por shesin ne kuvli mes lagjeve-vertiten deri ne 1 milion leke xhiro ne vit.
Keta shihni!
vo: duhen thene ca te verteta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb