Dy të rinj shqiptarë janë pikasur nga Guardi di Finanza ndërsa po udhëtonin me motorë uji drejt Italisë.

Pasi u vënë në ndjekje me helikopter, policia italiane arriti të kapte një 19­-vjeçar nga Vlora.
S.K., u kap në tentativë për të larguar, kurse tjetri arriti t’i shpëtonte arrestimit.

Autoritetet italiane dyshojnë se ata po transportonin drogë edhe pse në mjetet lundruese nuk gjetën lëndë narkotike.

Mendohet se dy të rinjt e kanë hedhur drogën në det pasi vunë re se po ndiqeshin nga policia. Ndaj të arrestuarit është marrë vendimi për dëbimin e tij nga Italia dhe dhënien e një ekspulsi.

Ky rast vjen pasi më 22 gusht, policia italiane kapi në San Foca dy motorë uji me 224 kg marijuanë dhe arrestoi një 37­-vjeçar nga Vlora. (Panorama)
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb