Një nga problemet më të shpeshta është djersitja dhe era e keqe e këmbëve edhe kur ju jeni të kujdesshëm. Për të eliminuar erën e keqe ju duhet të ndërroni çdo ditë çorapet tuaja edhe pse nuk mund të mbajnë erë të si dhe të përdorni çorape pambuku jo sintetike.

Gjithashtu duhet të lani këmbët të paktën një herë në mëngjes dhe një herë në darkë. Era e pakëndshme nga këpucët mund të eliminohet edhe me tretje të butë të hipermanganit. Fjala është për pluhurin të cilin mund ta gjeni në çdo farmaci pasi ka funksion dezinfektimi.

Gjithashtu, për të larguar erën e keqe të këmbëve dhe për të kontribuar në përmirësimin e qarkullimit të gjakut ndihmon edhe pajisja që është për banjën e këmbëve e quajtur ‘footbaths’.

Shkaqet e erës së keqe të këmbëve janë të ndryshme: mosbalancimi hormonal, këpucë të përzgjedhura në mënyrë të gabuar, si dhe aktiviteti fizik intensiv. Por në 9 nga 10 raste faji është i infeksioneve fungale (të kërpudhave) që godasin këmbët. Lëkura e këmbëve shpesh ka plasaritje dhe çarje dhe këto janë shumë të dashura për bakteret e ndryshme dhe kërpudhat patogjene.

Nëse infeksioni i kërpudhave në këmbët tuaja manifestohet me mjaft forcë dhe ju vuani nga një erë super e keqe, për të trajtuar lëkurën e këmbëve tuaja ju vijnë në ndihmë recetat e gjysheve tona.

Banjë këmbësh me acid acetik.
Për ta bërë këtë, në një tas me 3 litra ujë të ngrohtë hidhni 5 lugë uthull që përdorni në kuzhinë. Mbajini këmbët aty për 5-6 minuta dhe më pas shpëlajini po me ujë të ngrohtë.
Larja me këtë mënyrë e këmbëve në mëngjes dhe në mbrëmje do të ndihmojë për të reduktuar ndjeshëm erën e këmbëve dhe manifestimin e kërpudhave brenda 3 ditëve.

Larja me Mëllagë.

Mëllaga është anti-mikrobi më i mirë natyral. Bëni një banjë me mëllagë për këmbët. Hidhni në një legen me ujë të vakët 3 lugë gjethe të thata të mëllagës, lëri këmbët në ujë për 10 minuta, pastaj fshiji me kujdes, kështu këmbët nuk do të djersiten shumë dhe s’do të mbajnë më erë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: