Konsiderohet koincidencë nga Mercedes po vështirë të shihet nga i njëjti prizëm nga të apasionuarit e botës së makinave. Dy skuderitë të cilët luftuan sezonin e kaluar për titullin kampion Ferrari dhe Mercedez do të bëjnë prezantimin e makinave për sezonin e ri në të njëjtën ditë.

Skuderia nga Stuttgarti, nëpërmjet rrjetit social “Tëitter” ka bërë të ditur se data e prezantimit të makinës së re Ë09 do të bëhet në Silverstone, më 22 shkurt, në të njëjtën ditë me Ferrarin.
DT0IdzBWkAQoq9j
Zyra për shtyp e skuderisë gjermane është mjaft e informuar se po në të njëjtën ditë Ferrari do të prezantojë makinën e re dhe për këtë arsye nuk ngurroi të bëjë shaka.

“E dimë që prezantimi i Ë09 do të ndodhë në një ditë me atë të miqve tanë nga Maranello, por do të përpiqemi që të evitojmë përplasjet mes programeve tona dhe transmetimit ‘online’ në Itali. Do ta ndjekim nga afër, ashtu sikurse edhe ju”.

(e/k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: