Këngëtarja shqiptare Merita Halili do nderohet me titullin ”Mbretëresha e Muzikës Shqiptare” në New York.

Ky çmim është bërë i ditur nga AAWO(Albanian American Women’s Organization) në New York, dhe sipas organizatorëve, ceremonia e ndarjes së këtij çmimi do të mbahet më 3 mars të këtij viti.

Merita Halili është e njohur për zërin e saj të veçantë si dhe për kontributin e saj në Amerikë.

Prej disa kohësh, ajo promovon muzikën shqiptare në Amerikë. Së bashku me bashkëshortin e saj, Merita Halili drejton një shkollë muzike, ku shumë amerikanë dhe jo vetëm, janë duke u njohur më nga afër me muzikën dhe traditat shqiptare.

Merita Halili është një nga interpretueset më të mira të Shqipërisë. E lindur në Tiranë, debutimin i saj në mbarë vendin erdhi në vitin 1983, në moshën 16 vjeçare, kur ajo këndoi në Festivalin Folklorik Kombëtar në qytetin e Gjirokastrës. Menjëherë më vonë ajo filloi të luajë në Radio Televizionin Shqiptar si solist në Ansamblin e Shtetit për Këngët dhe Vallet Folklorike. Njohja më e madhe e saj erdhi në vitin 1995, kur ajo u nderua me çmimin e parë në një Festival Gala të mbajtur në Tiranë, ku morën pjesë 90 këngëtarë nga diaspora.

Merita Halili është fituese e shumë çmimeve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare,ku dy nga më të rëndësishmit janë , “Ambasadore e Kombit”dhe “Ambasadori Kombëtar” dhe “Mjeshtre e Madhe”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: