Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se synon të diskutojë hapur edhe për çështjet më të vështira me presidentin amerikan, Donald Trump kur ajo të takohet me të javën që e ardhshme në Uashington.

“Aktualisht po kalojmë një kohë në të cilën ka edhe mospërputhje”, deklaroi Merkel ndërkohë që takohej me presidentin francez, Emmanuel Macron në Berlin, por ajo shtoi se pavarësisht dallimeve në mendim, ajo i qëndron me vendosmëri aleancës transatlantike.

“Aleanca është një thesar i madh që dëshiroj të ushqej dhe kultivoj”, tha Merkel, shkruan atsh.
Merkel pritet të udhëtojë për në Uashington më 27 prill, për herë të dytë që kur presidenti Donald Trump erdhi në detyrë, në kuadër të mosmarrëveshjeve mbi tregtinë e lirë, ndryshimeve klimatike dhe menaxhimit të marrëveshjeve dhe organizatave botërore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: