GJERMANI-Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se qeveria e saj mund t’i ofrojë vendeve të tjera të BE-së mbështetje financiare nëse marrin pas migrantët që janë regjistruar si azilantë në këto vende.

Merkel tha se marrëveshja dypalëshe që po kërkon me Italinë, Austrinë dhe vendet e tjera do të jetë e ngjashme me atë të arritur mes BE-së dhe Turqisë në vitin 2016.

Kjo marrëveshje bëri që Ankaraja të rimarrë ata që nuk kishin arritur të merrnin azil në BE dhe që kishin hyrë në Europë nëpërmjet Turqisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: