BERLIN- Kancelarja gjermane, Angela Merkel përshëndeti sot fitoren inkurajuese të partisë së saj konservatore gjatë zgjedhjeve rajonale, një test për kancelaren duke i dhënë një goditje ambicies së socialdemokratëve për ta mundur në zgjedhjet legjislative gjermane në shtator.

“Ishte një ditë e mirë dje, gjithashtu një ditë inkurajuese në perspektivën për zgjedhjet legjislative të 24 shtatorit”, theksoi kancelarja gjermane në një konferencë shtypi në Berlin, pas rezultatit të jashtëzakonshëm të marrë nga CDU në shtetin e vogël rajonal të Saarlandit, në kufi me Francën.

Kristiandemokratët morën 40,7 për qind të votave duke u renditur shumë më përpara se socialdemokratët e SPD me 29,6 për qind.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: