“Është kohë e vështirë dhe zhgënjyese, por ky nuk është fundi për G7”, deklaroi Merkel në një intervistë për televizionin gjerman ARD.

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr mbështetjen nga deklarata e përbashkët nga samiti i liderëve të G7 është disi i dëshpëruar, tha të dielën kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass tha më herët sot se Trump “shkatërroi” një pjesë të madhe të besimit midis SHBA dhe Evropës duke tërhequr mbështetjen ndaj deklaratës së përbashkët të samitit G7 përmes mesazheve në Twitter.

Trump pas përfundimit të samitit në Quebec ka deklaruar se ai nuk e mbështet deklaratën e përbashkët. Presidenti i SHBA e ka cilësuar si të ‘rreme’ deklaratën e kryeministrit kanadez Justin Trudo, i cili tha se të gjithë liderët e G7 ranë dakord mbi përmbajtjen dhe formulimin e deklaratave të përbashkëta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb