GJERMANI- Duke folur gjatë një debati televiziv të dielën në mbrëmje, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Turqia nuk duhet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe se do të kërkojë një vendim të përbashkët me krerët e tjerë të BE-së mbi këtë çështje. Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë një debati televiziv me Martin Schulz, rivali i saj socialdemokrat në zgjedhjet që do të mbahen këtë muaj. Merkel tha se “është fakt i qartë që Turqia nuk duhet të bëhet anëtare e BE”.

Po ashtu, edhe Schulz premtoi se nëse ai zgjidhet kancelar, do të ndalonte anëtarësimin e Turqisë në BE. Sipas AFP , ajo tha se do të fliste me homologët e saj të BE-së për të parë nëse mund t’i përfundojnë këto bisedime të anëtarësimit. Komentet kanë gjasa të përkeqësojnë lidhjet tashmë të tensionuara midis dy aleatëve të NATO-s pasi Merkel paralajmëroi të premten se Berlini duhet të reagojë me vendosmëri ndaj ndalimit në Turqi dy shtetasve gjermanë për akuza politike.
(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb