BERLIN- Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi sot partinë e saj konservatore (CDU) se do të jetë kandidate për një mandat të katërt për kancelare gjatë zgjedhejve legjislative të vitit 2017 sipas burimesh brenda partisë.

“Angela Merkel, 62 vjeç, ka njoftuar edhe krerë të tjerë të mbledhur në Berlin se synon që njëkohësisht të zgjidhet edhe presidente e parisë CDU gjatë kongresit që do të zhvillohet në dhjetor dhe më pas të kandidojë për mandatin e katërt të kancelares gjatë legjislativeve”, sipas të njëjtave burime.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: