Takimi mes dy liderëve të dy prej vendeve më të fuqishëm të botës, Donald Trump dhe Angela Merkel nuk ka kaluar pa siklete.

Gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë, përpara konferencës për shtyp, është vënë re një incident i vogël, sipas Buzzfeed.

Në momentin kur po shkrepeshin foto të panumërta kur të dy ishin të ulur në kolltuk, kancelarja gjermane Merkel drejtohet nga Trump në përpjekje për t’i thënë diçka. Shihet qartë që ajo edhe zgjatet paksa që Trump ta dëgjojë. Ky ishte pikërisht momenti kur liderët duhet të fotografoheshin duke i dhënë dorën njëri-tjetrit por Presidenti amerikan me sjelljen e tij të gurtë, nuk denjon as të kthehet për ta dëgjuar se çfarë kancelarja gjermane thotë. Ai qëndron i heshtur dhe i palëvizur gjatë momentit të fotografimit, duke e shpërfillur Merkel-in.

 

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb