Përshkallëzimin e retorikës mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, e ka dënuar për herë të parë publikisht Kancelarja gjermane, Angela Merkel, teksa tha se qeveria gjermane i qëndron mendimit se konflikti nuk do të mund të zgjidhej përmes metodave ushtarake.
“Gjermania do të marrë pjesë intensivisht në opsionet për zgjidhje, të cilat nuk do të jenë ushtarake, por konsideroj se përshkallëzimi verbal do të ishte përgjigjja e gabuar”, tha Merkel përpara gazetarëve në Berlin.
Merkel mbrojti idenë e një përgjigjeje diplomatike ndërkombëtare.
“Nuk shoh asnjë zgjidhje ushtarake ndaj këtij konflikti, – u shpreh kancelarja. – Shoh nevojën për një punë tejet të madhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sikurse edhe një bashkëpunim të fuqishëm mes vendeve të përfshira, veçanërisht Shteteve të Bashkuara dhe Kinës”.
Fjalët e saj i bënë jehonë një deklarate të lëshuar më herët nga zyra e saj, që citonte zëdhënësin Steffen Seibert të thoshte se përgjegjësia për përshkallëzimin binte mbi Penianin”.
“Pa armët bërthamore të Koresë së Veriut, situata aktuale nuk do të kishte ardhur deri në këtë pikë”, shprehej Seibert.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb