GJERMANI- Rreth 43 për qind e gjermanëve besojnë se kancelarja Angela Merkel duhet të largohet, zbulon një sondazh i ri. Sondazhi vjen mes frikës se ndarja e saj me Bavarinë mbi politikën e emigrantëve me “dyer të hapura” mund të zhysë koalicionin në krizë. Sondazhi i zhvilluar nga YouGov, tregon se publiku gjermanë është gjithnjë e më dyshues për aftësinë e Merkelit për çështjen e emigrantëve.

Sondazhi u zhvillua para takimit të djeshëm të BE-së, i thirrur nga kancelarja në një përpjekje për të bindur krerët evropianë për të ndaluar fluksin e emigrantëve që të lëvizin lirshëm brenda kufijve të Unionit.

Takimi përpara Samitit të BE-së më 28-29 qershor, u planifikua me shpejtësi nga Merkel, pasi kreu i partisë si motër, (CSU), shprehu publikisht dështimin e kancelarët për të trajtuar fluksin e migrantëve, me një politikë që shumë besojnë se është shumë e butë ndaj të ardhurve të pa dëshiruar. Shumica e të anketuarve, 43 përqind, besojnë se është koha që Merkel të lirojë postin dhe t’ia dorëzojë frenat trashëgimtarit. Ndërsa kjo shifër nënkupton se gati gjysma e gjermanëve janë të pakënaqur me politikën e Merkelit, vendi është në thelb i ndarë për rolin e saj, pasi 42 përqind duan ta shohin endë atë të udhëheqë qeverinë. Pjesa tjetër, 15 për qind nuk dha një opinion mbi këtë çështje.

Veçanërisht, kancelarja mori më shumë mbështetje, jo nga partia e saj, CDU, por nga Partia e Gjelbër, sipas sondazhit. Rreth 66 për qind e mbështetësve të Partisë së Gjelbër mbështesin Merkelin, ndërsa vetëm 63 për qind e kristian demokratëve vlerësojnë punën e saj. Udhëheqësi i CSU Horst Seehofer, i cili është gjithashtu Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, kërcënoi të vepronte në mënyrë të njëanshme për të zbatuar rregulla më të ashpra ndaj migracionit – të ashtuquajturin “master planin” e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: