PARIS- Një ditë pas referendumit në Greqi, Kancelarja gjermane Angela Merkel ka udhëtuar drejt Francës ku ka takuar presidentin Francois Holande. Në një konferencë të përbashkët për mediat, Merkel tha se respekton vendimin e popullit grek dhe se kryeministri grek duhet të paraqesë urgjentisht propozimet e reja. Merkel shtoi se qëndrimi ndaj Greqisë do të mbahet nesër në Samit.

“E respektojmë votimin e popullit grek. Është vota e një populli demokratik. Tani koha të jetojnë me atë vendim. Po presim propozimet e kryeministrit grek për ti dhënë mundësi Greqisë të kthehet në prosperitet. Ajo që do të na udhëheqë është një parim evropian, parim solidariteti. Ashtu si kemi treguar solidaritet për Greqinë, propozimet e fundit shumë bujare. Është urgjente për të pasur këto propozime. Sëbashku duhet të shikojnë reagimin e 18 vendeve të tjera, kjo është demokraci. Duhet të tregojnë përgjegjësi dhe solidaritet”,­ deklaroi Merkel.

Kancelarja gjermane tha se dera është e hapur për diskutime. Nga ana e tij, presidenti francez Hollande foli për solidaritetin që duhet të udhëheqë vendet e unionit në rastin e Greqisë.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: