Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka uruar Ramush Haradinajn me rastin e zgjedhjes kryeministër i ri i Kosovës, duke thënë se ngritja dhe forcimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen nga ana e tij.

“Ju uroj për zgjedhjen tuaj Kryeministër. Para jush dhe qeverisë suaj dalin detyra të rëndësishme dhe të vështira.

Ngritja dhe forcimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi si dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen tuaj.
Këta janë hapat tuaj qendror për forcimin e perspektives evropiane të Kosovës.
Qeveria Federale edhe më tej do t’ju përkrahë në këtë rrugë. Për mandatin tuaj të dytë ju dëshiroj fat dhe sukses”, thuhet në urimin e Merkel.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: