TIRANE-Botuesi i njohur Mero Baze, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në News24, tha se ai beson se në Shqipëri ka më shumë se katër klane mafioze.

“Mafia me e madhe në Shqipëri janë grupet e bizneseve me politikën. Mua më duket më shumë se katër grupe, Shqipëria ka një bashkëjetesë të gjatë të grupeve me politikën, por mafia më e madhe në Shqipëri është biznesi i lidhur me politikën”, – tha botuesi dhe analisti Mero Baze.

“Grupet kriminale nuk duhet ti kërkojmë te banditët ordinere, por te grupet e biznesit. Këta bëjnë grupet reale. Influenca e atyre grupeve mbaron nëse politika u jep shenjat që nuk i mbron. Deklarata e ambasadorit amerikan janë më shumë deklarata për drejtësinë, pra është retorika për reformën në drejtësi, pasi SHBA, e ka kalë beteje”, tha Mero Baze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: