DURRES – Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Durrësit e si pasojë janë djegur dy të tjera.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.6 të Durrësit në rrugën “Bashkimi”, ku një mjet tip Benz me targat “AA035MY” ka marrë flakë.

Më pas dy të tjera që kanë qenë të parkuara aty pranë, janë djegur pjesërisht.

Forcat e zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë policia po punon për përcaktimin e shkakut.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb